“Serbia në vitin 2018 pret Trumpin dhe Macronin”

“Serbia në vitin 2018 pret Trumpin dhe Macronin”

21 shtator 2017 14:08

Mediet serbe sot vazhdojnë me spekulimet për vizitën e mundshme të presidentit amerikan Donald Trump në Beograd, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre medieve, të cilat transmetojnë fjalët kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, presidenti i SHBA-së Donald Trump do të qëndrojë Beograd në vitin e 2018, ndërsa, sipas tij, data e saktë e shkuarjes së Trumpit në Beograd varet nga agjenda e tij presidenciale.

Duke folur për takimin që dje Vuçiq ka pasur me Trumpin, kryetari serb ka thënë se ka krijuar përshtypjen se “presidenti amerikan ka qëndruar më gjatë me të se me liderët tjerë të rajonit, se Trump e ka pyetur nëse ai ka luajtur basket dhe se i ka folur mirë për Serbinë”.
Vuçiq ka treguar edhe për takimin që ka pasur me Zonjë e Parë të SHBA-së Melania me të cilën, sipas tij, gjatë bisedës kanë folur sllovenisht e serbisht.

Kryetari i Serbisë në Nju Jork është takuar edhe me kryetarin e Francës Emmanuel Macron.

Sipas fjalëve të Vuçiqit, Macron do ta vizitojë Serbinë gjatë tremujorit të parë të vitit që vjen dhe ai i ka premtuar atij përkrahje Serbisë në rrugën e saj evropiane.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme