Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protesta në Barcelonë pas arrestimit të udhëheqësve në Katalonia

Policia spanjolle ka ndaluar 13 zyrtarë të autoriteteve lokale të Katalonias, duke rezultuar në protesta nga mijëra vetë në rrugët e Barcelonës.

Policia konfirmoi operacionin dhe tha se arrestimet lidheshin me referendumin që është planifikuar të zhvillohet për pavarësinë e Katalonias, por nuk dha hollësi të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoritetet e qeverisë qendrore në Madrid e cilësojnë referendumin të jashtëligjshëm dhe përpjekjet për ta ndaluar zhvillimin e tij janë intensifikuar ditët e fundit. Por zyrtarët lokalë në këtë shtet të pasur të Spanjës nuk kanë dhënë shenja se po anulojnë planet.

Koalicioni pro-pavarësi që qeveris shtetin e Katalonias argumenton se e drejta universale për vetëqeverisje merr epërsi mbi ligjet e Spanjës.