Botë

Meksika tronditet nga tërmeti me magnitudë 6.8

Një tërmet i fuqishëm ka shkundur Meksiko Sitin gjatë kësaj të marte, duke shkaktuar shkatërrimin total të disa ndërtesave në përvjetorin e një tjetër lëkundjeje sizmike të vitit 1985, që rrënoi pjesën më të madhe të kryeqytetit të Meksikës.

Shkalla e shkatërrimit apo viktimave në njerëz ende nuk bëhet e ditur, por njerëzit ia mbathën me të katra nga ndërtesat e banimit apo punës, përgjatë sheshit qendror “Reforma”. Agjencia sizmiologjike e Meksikës përllogariti magnitudën fillestare në 6.8, por raportime të tjera në medie e çojnë fuqinë deri në 7.1 të shkallës Rihter, transmeton tch.

Qendra e tërmetit është në lindje të qytetit-shtet Puebla. Pamjet nga vendngjarja tregojnë muret e objekteve të shkretuara. Disa persona u përpoqën të gjenin strehim nën tryezat e punës. Më herët gjatë ditës, disa ndërtesa anembanë qytetit zhvilluan përgatitjet për përvjetorin e tërmetit të vitit 1985.