Botë

SHBA, me 3000 trupa shtesë në Afganistan

Trupa shtesë prej më shumë se 3000 ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, janë nisur drejtë Afganistanit, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paraqitur muajin e kaluar strategjinë e re për Afganistanin, qëllimi i së cilës është, sipas tij të mposht talebanët, shkruan rel.

Mattis, u tha gazetarëve të Pentagonit se ai nuk donte të jepte numra të saktë, por tha se po dërgojnë “ mbi 3000 trupa” në Afganistan, që do iu bashkohen 11.000 trupave ushtarake tashmë të vendosura atje.

Shtetet e Bashkuara po ashtu iu bëjnë thirrje partnerëve të NATO-s që të rrisin numrin e ushtarëve në Afganistan.