Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA: Ndaj Koresë së Veriut, të gjitha opsionet në tryezë

Administrata e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ndaj Koresë së Veriut ka "të gjitha opsionet janë në tryezë", deklaroi sot ambasadori amerikan në OKB, Nikki Haley, pas takimit urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dedikuar testeve të fundit raketore të kryera nga Pheniani.

SHBA në të njëjtën kohë, ka refuzuar propozimin e Kinës në një "pezullim të dyfishtë" të stërvitjeve ushtarake të SHBA-ve dhe Koresë së Jugut dhe provave balistike e bërthamore nga Pheniani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo