Italia priti dje kontigjentin e ri me 87 roje bregdetare libiane për një program që synon të përmirësojë luftën kundër trafikut të migrantëve në Mesdhe, njoftoi sot operacioni detar i BE “Sofia”.
“Formacioni i drejtuar nga oficerë të marinës dhe rojeve bregdetare, në vijën e parë kundër trafikantëve që veprojnë nga brigjet libiane, të drejtuar nga marina italiane në Taranto (jug) dhe do të vijojë deri në mesin e nëntorit”, njoftoi operacioni i BE “NavforMed Sophia” në një deklaratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ajo synon për të rritur sigurinë në ujërat territoriale libiane, duke forcuar kapacitetet dhe kompetencat në sigurinë detare, përfshirë në veprimtaritë e kërkimit dhe të emergjencave për të shpëtuar jetë dhe shkatërruar rrjetin e kontrabandës dhe trafikut nga dhe drejt brigjeve libiane”, sipas deklaratës.
Përveç aktiviteteve të lundrimit dhe ndihmës së parë, formacioni në përputhje me të drejtën ndërkombëtare të detit urdhëron ndihmën ndaj çdo personi në rrezik, të drejtave të Njeriut dhe procedurave të kërkesave për azil, saktësoi operacioni detar evropian.