Botë

Irani trondit botën: Kemi prodhuar “babanë e të gjitha bombave”

Disa muaj pasi Amerika hodhi “nënën e të gjitha bombave” mbi Afganistan, Irani ka tronditur opinion botëror duke thënë se ka prodhuar “babain e të gjitha Bombave”.

Një komandant i lartë i Gardës së Revolucionit Islamik ka njoftuar se vendi zotëron tashmë “babanë e të gjitha bombave”.

"Bomba u zhvillua nën një kërkesë të veçantë të Gardës", tha gjenerali Amir Ali Hajizadeh, në një intervistë të premten, transmeton Syri.net.

“Ajo mund të hidhet nga avionët luftarakë dhe mund të shkaktojë shkatërrime në mase,” shtoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi aftësitë e mjetit luftarak.

“Pas një propozimi të Forcës së Hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare, Industria e Mbrojtjes prodhoi një bombë 10 tonësh. Këto bomba janë në dispozicionin tonë “, deklaroi komandanti.

Komandanti e quajti pajisjen “babai i të gjitha bombave”, duke e krahasuar atë me bombën amerikane “MOAB”, e njohur zakonisht si “nëna e të gjitha bombave”, e cila peshon 9.8 ton.

Image