Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, deklaroi se forcat ajrore të vendit mund të mbeten pa aviacion.
Sipas komunikatës së shefit të shtetit, komisioni parlamentar ka vendosur të hapë tender për zgjedhjen e llojeve të aeroplanëve të nevojshme për forcat ajrore të vendit, shkruan KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRadev ka thënë se aviacioni bullgar është i vjetër 100-vjet.
Në maj të vitit 2015, komisioni për mbrojtje i Parlamentit bullgar miratoi planin për modernizimin e forcave të armatosura, ndërmjet tjerash edhe me blerjen e aeroplanëve të ri luftarakë. Tash ky tender duhet të përsëritet.
Parlamenti i Bullgarisë ka miratuar ndarjen prej 1.4 miliard dollarëve për blerjen e aeroplanëve të ri luftarakë që do të zëvendësojnë MiG-29. Atëherë ishte thënë se është vendosur të blihen aeroplanët suedezë të tipit JAS 39 Gripen C/D. Tash ky propozim do të shqyrtohet serish.