Qeveria e Serbisë do të ofrojë garanci për lirimin e përkohshëm të akuzuarit për krime lufte nga Tribunali i Hagës, Ratko Mlladiq, për shkak të nevojave shëndetësore, ka thënë ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Serbisë, Nella Kuburoviq.
“Lirimi është kërkesë e familjes dhe avokatit të gjeneralit Mlladiq. Ministria e Drejtësisë i ka nisur procedurat, sipas të cilave, Mlladiq do të lirohej përkohësisht për mjekim të mëtutjeshëm në Serbi”, ka thënë Kuburoviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë po ashtu se dhënia e garancive për Mlladiqin së shpejti do të vihet në rend dite në Qeverinë e Serbisë.
Mlladiq është akuzuar nga Tribunali i Hagës më 25 korrik 1995 për gjenocid, pjesëmarrje në gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Vendimi rreth gjykimit të tij nga shkalla e parë e Tribunalit, pritet të merret deri në nëntor të vitit 2017.