Presidenti rus, Vladimir Putin tha se vendi i tij ka dalë nga kriza ekonomike.
"Rusia ka dalë nga kriza dhe tani shënon përparim. Në këto rrethana, duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të ruajtur dinamikën e tanishme", tha udhëheqësi rus.
Ai shtoi se rritja ekonomike gradualisht ka dhënë rezultate.
Putin theksoi se qytetarët rusë do të përjetojnë gjithnjë e më shumë rezultatet pozitive nga ekonomia ruse në jetën e përditshme.
-
12 shtator 2017 19:55
-
Shpërndaje në: