Një seri e kërcënimeve anonime me bombë gjatë thirrjeve telefonike tek autoritetet në qytetet në gjithë Rusinë, prej ditës së djeshme, janë shkaktuar evakuime në shkolla, qendra tregtare, teatro dhe universitete.
Derisa media rajonale në Rusi, duke i cituar policitë lokale, kanë raportuar se evakuimet ishin të ndërlidhura me ushtrimet ushtarake, por ka raporte ku citohen zyrtarët që kanë thënë se evakuimet janë pasojë e kërcënimeve anonime me bomba.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportohet se zyrtarët e sigurisë i kanë evakuuar njerëzit nga ndërtesat në qytetet Çelabinsk, Magadan, Jekaterinburg, Stavropol, Ufa, Oms, Novosibirsk, Riazan, Brianks, Perm, Krasnojarsk, Vlladivostok dhe Juzhno-Skalinsk.
Autoritetet e qytetit Perm i kanë mbyllur shkollat pas kërcënimeve me thirrjet telefonike anonime, në shtatë shkolla dhe në stacionet e trenave.
Raportohet se në qytetin Surgut në Siberi, ushtarët e armatosur i kanë ndalur makinat për të kryer kontrolle.