Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, tha se humbja e grupit militant Shteti Islamik në Lindjen e Mesme, kërcënon të shkaktojë “metastazë të terrorizmit” në Evropë.
“Është iluzion të thuhet se Shteti Islamik dobësohet kur humb territor. Kanceri i terrorizmit islamik i ka metastazat e veta dhe ato janë vdekjeprurëse sikurse vetë kanceri”, tha Zeman në një intervistë për televizionin çek Barandov.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi po ashtu tha se Shteti Islamik mund të transferohet në Afganistan, ndërsa “bazën evropiane mund ta ketë, për shembull, në Bosnje”.
Zeman ka urdhëruar autoritetet lokale në Pragë të rrisin masat e sigurisë, pas “sulmeve të shpeshta” terroriste që kanë ndodhur nëpër qendra të tjera evropiane.