Votimi i Britanisë së Madhe që të dalë nga Bashkimi Evropian, e rrezikon rënien në masë të numrit të studentëve nga BE-ja që studiojnë në universitetet britaneze.
Në Britani, janë rreth 60.000 studentë nga vendet e BE-së dhe kjo rënie e numrit të studentëve, do t’i kushtonte universiteteve britaneze me 400 milion pounds vetëm për një vit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUniversitetet po ashtu do të humbasin financimin vjetorë nga BE-ja prej 500 milion poundësh kur Britania të dalë nga Bashkimi Evropian.
Këtë vit, numri i studentëve që kanë aplikuar në shkollat britaneze ka rënë për 5% për herë të parë pas pesë viteve.
Trendi është brengosës edhe për kompanitë britaneze, të cilat rekrutojnë studentë nga Bashkimi Evropian.