Uragani Irma, lëvizi përmes ishujve Leeward të mërkurën, duke shkaktuar erëra të kategorisë së 5-të, stuhi të rrezikshme dhe shira përmbytës mbi Barbudan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQendra Kombëtare Amerikane e uraganeve tha se meteorologët presin që "qendra e stuhisë jashtëzakonisht të rrezikshme" të lëvizë mbi apo afër Anguillas dhe ishujve Virgjine gjatë së mërkurës, para se të arrij Porto Rikon gjatë natës.
Parashikimi i rrugës së uraganit është e vështirë, por tashmë janë lëshuar paralajmërime për Republikën Dominikane, Haitin, Kubën dhe disa ishuj të tjerë. Qendra e uraganeve tha se Irma pritet të mbetet stuhi e kategorisë së 4-të dhe 5-të në ditët në vazhdim.
Të mërkurën herët, Irma shkaktoi erëra me shpejtësi prej 295 kilometrash në orë, duke e bërë atë një prej uraganeve më të fuqishme në historinë e Atlantikut. Meteorologët thonë se pasojat mund të jetë të rrezikshme për jetën e njerëzve.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Porto Riko, Ishujt Virgjine dhe në Florida si dhe ka urdhëruar Agjencinë Federale të Emergjencave që të fillojnë përgatitjet për ndihmë.