Kancelarja Angela Merkel u përball me konkurrencën e kundërshtarit të saj Martin Schulz, derisa të dy kandidatët kryesorë për kancelarinë gjermane debatuan ballë për ballë në debatin para zgjedhjeve të këtij muaji.
Debati që zgjati 97-minuta, u përqendrua në krizën e imigrantëve, pranimin e Turqisë në BE dhe presidenti amerikan Donald Trump, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMerkeli i ka bërë të qarta dallimet mes saj dhe Trumpit.
Ajo ripërsëriti se vendimi i Trumpit për ta larguar SHBA-në nga marrëveshja për klimën si dhe reagimi i tij ndaj dhunës racore në Charlottesville, kanë bërë që të krijohen ndasi të mëdha.
Megjithatë, ajo këmbënguli se Gjermania do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me SHBA-në.
E, Schulz i cili udhëheq Social Demokratët, u tregua më i ashpër ndaj Trumpit, duke e kritikuar atë për postimet në Twitter.
Ai tha se Gjermania duhet të përqendrohet në krijimin e lidhjeve më të ngushta me “kundërshtarët” e brendshëm të SHBA-së, si Meksika, Kanadaja dhe Evropa.
Merkeli dhe Schulzi diskutuan edhe për krizën e imigrantëve
Ishte pikërisht kriza me refugjatët që fillimisht e dëmtoi fushatën e Merkelit, megjithatë përvoja e kancelares gjermane bëri që ajo të fitojë përsëri terren.
Kandidatët për kancelarinë gjermane gjithashtu debatuan edhe për Turqinë, vend për të cilin kanë konsideruar se nuk e meriton anëtarësimin në BE.
Madje, kancelarja gjermane ka thënë se do të kërkojë ndërprerjen e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i autoriteteve turke.
Zëdhënësi i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar politikanët gjermanë për deklarata populiste.
Ibrahim Kalin ka thënë se deklaratat kundër Turqisë s’janë asgjë tjetër pos shmangie ndaj probleme esenciale dhe urgjente me të cilat ballafaqohet Gjermania.
Debati besohet të ketë ngushtuar numrin e votuesve të pavendosur me 10 për qind.
Angela Merkel është e parë si fituese e këtij debati, i cili u ndoq nga miliona votues.
Sondazhi nga televizioni “ARD” ka treguar se 49 për qind e konsideronin Merkelin si më të besueshme, ndërsa 29 për qind e favorizuan Schulzin.
Performanca e përgjithshme e Merkelit u konsiderua si më bindëse me 55 për qind, krahasuar me 35 për qind që votuan për Schulzin.