Botë

“Qëndrime dhe parulla kundër serbe në Zagreb”, protestë e Serbisë Kroacisë

Serbia sot i ka dërguar një notë proteste Kroacisë lidhur me, siç shkruan“novosti” i Beogradit, për incidentin që ka ndodhur të shtunën në Zagreb, transmeton Koha.net.

Incidenti, sipas këtij shkrimi, ka ndodhur kur përfaqësues të Partisë Autoktone kroate të Drejtësisë kanë paraqitur qëndrime politike proustashe e kundër serbe para selisë së Kuvendit popullor serb dhe kanë djegur një ekzemplar të javores serbe “Novosti”.

Nota e protestës i është dërguar të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Kroacisë në Beograd.