Botë

180 miliardë dollarë për ta kthyer vendin në normalitet nga uragani Harvey

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka thënë se projektligji për rindërtimin e vendit pas uraganit Harvey mund të kushtojë 180 miliardë dollarë.

Ai ka thënë se uragani Harvey ka shkaktuar shumë më shumë dëme se uragani Katrina, i cili shkatërroi New Orleans në vitin 2005, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Disa zona në Texas dhe Luiziana janë ende duke tentuar të shpëtohen nga përmbytjet, edhe pse tani gjithçka raportohet se është nën kontroll.

Nga ky uragan mbetën të vdekur 47 persona dhe rreth 43,000 njerëz mbetën të pastrehë.

Qeveria amerikane tashmë ka kërkuar nga Kongresi amerikan 7.85 miliardë dollarë, si një kontribut fillestar për rimëkëmbjen e vendit.