Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev së bashku me një delegacion qeveritar gjatë vizitës së sotme në Izrael zhvilluan takim me presidentin e këtij vendi Reuven Rivlin.
“Ekziston miqësi e sinqertë mes Maqedonisë dhe mes qytetarëve të të dyja shteteve. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Izraelit nuk kanë çështje të hapura. Për këtë shkak ka mundësi për intensifikimin e bashkëpunimit”, është konstatuar në takim, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë, transmeton aa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti izraelit Rivlin përshëndeti ndryshimet demokratike në Maqedonisë dhe përcaktimet reformuese të Qeverisë së re, të cilat hapin mundësi për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Qeveria është e orientuar që të sigurojë jetë cilësore për qytetarët dhe motivacion që të rinjtë të qëndrojnë të punojnë dhe jetojnë në vendlindjen e tyre. Integrimet në BE dhe NATO dhe thellimi i marrëdhënieve me shtetet miqësore, si dhe me Izraelin, shumë do të kontribuojnë për këtë”, tha kryeministri Zaev.
Siç theksoi kryeministri Zaev, thuhet në njoftim, përvojat e Izraelit në planin e sigurisë dhe ekonomik janë të çmueshme dhe do të merren parasysh nga Qeveria e re në Maqedoni.
“Në takim është shprehur përcaktimi i përbashkët për aktivitetet drejt mbrojtjes së paqes botërore. Po ashtu janë dakorduar hapa për lidhjen ekonomike të të dyja vendeve”, qëndron në njoftim.
Sipas paralajmërimit të mëhershëm, kryeministri Zaev sot do të drejtohet në Këshillin izraelit për marrëdhënie ndërkombëtare si dhe në Forumin e biznesit organizator i së cilës në Jerusalem është Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Parashihet që nesër kryeministri Zaev të takohet me nikoqirin, homologun e tij, kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Kryeminitri Zaev në Izrael shoqërohet nga zëvednëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev si dhe ministrat e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të cilët po ashtu do të kenë takime të ndara në kuadër të dikasterëve të tyre.