Trump e ka shpallur të dielën Ditë të Lutjeve për viktimat e uraganit Foto: Reuters

Trump e ka shpallur të dielën Ditë të Lutjeve për viktimat e uraganit

03 shtator 2017 13:35

Presidenti amerikan, Donald Trump, për sot ka shpallur Ditë Kombëtare të Lutjeve për viktimat e vërshimeve masive, që janë shkaktuar nga stuhia Harvey në Teksas dhe Luizianë.

Gjatë vizitës së djeshme në Teksas, Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, janë takuar me të mbijetuarit e uraganit dhe vullnetarët në Houston, qytet që është paralizuar nga vërshimet, raporton REL.

Presidenti Trump ka përgëzuar për përgjigjen me ndihma ndaj stuhisë Harvey dhe ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve federale, shtetërore dhe lokale, ishte “fantastik”.

Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, më vonë kanë udhëtuar për në Luiziana, ku po ashtu ka pasur vërshime.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme