Vazhdojnë përpjekjet për shpëtim pas uraganit Harvey

Vazhdojnë përpjekjet për shpëtim pas uraganit Harvey

02 shtator 2017 14:24

Presidenti Donald Trump i dërgoi një letër Kongresit të premten, duke kërkuar gati 8 miliardë dollarë ndihma për përpjekjet e ndihmave dhe rimëkëmbjes në Teksas dhe Luiziana.

Kërkesa, e konsideruar vetëm një paketë e ndihmës së parë nga uragani Harvey, përfshin 7.4 miliardë dollarë për fondin e ndihmës për raste fatkeqësish të Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) dhe 450 milionë dollarë për për pronarët e bizneseve të vogla të dëmtuara.

"Presidenti, ekipi i tij i Sigurisë së Kombëtare dhe gjithë administrata vazhdojnë të përqendrohen në jetën dhe sigurinë e atyre të prekur nga Uragani Harvey në Teksas dhe Luiziana," - tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders.

"Presidenti do të kthehet në Teksas të shtunën për të vizituar të mbijetuarit e stuhisë dhe t'u tregojë atyre personalisht se qeveria federale është këtu për të ndihmuar në çfarëdo mënyre që ne mundemi", - tha zonja Sanders.

Kjo do të jetë vizita e dytë e presidentit Trump dhe bashkëshortes së tij Melania Trump në rajon këtë javë.

Presidenti Trump gjithashtu nënshkroi një urdhër ekzekutiv që e përcaktoi të dielën si një "Ditë Lutjeje" për viktimat e stuhisë Harvey.

Të premten, ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimin për të mbijetuarit në Teksas, një javë pasi uragani Harvey goditi rajonin e Bregut të Gjirit të Meksikës, duke hedhur sasi të papara shiu.

Stuhia ka zhvendosur më shumë se 1 milion njerëz dhe ka marrë jetën e të paktën 39 të tjerëve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme