Ushtria amerikane njoftoi sot në mbrëmje se ka filluar të vendosë mburojën e tij kundërraketor THAAD në Korenë e Jugut, disa orë pas testeve të reja balistike nga ana e Koresë së Veriut.
Koreja e Jugut kishte njoftuar vitin e kaluar se do të pranonte vendosjen e këtij sistemi mbrojtjeje antirraketor, një veprim që është kritikuar nga Kina që e konsideron si një rrezik për sigurinë e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Forcat amerikane kanë vendosur elementet e para të sistemit THAAD në Kore të Jugut”, njoftoi komanda e forcave amerikane në Paqësor (Pacom) në një komunikatë.