Zyrtarët e qytetit Houston, i cili është përfshirë nga vërshimet, mbrëmë vonë kanë shpallur orë policore për parandalimin e plaçkitjeve në hapësirat e evakuuara, derisa të reshurat e shiut gjatë uraganit Harvey, kanë arritur rekord të ri në pjesën kontinentale të Shteteve të Bashkuara.
Zyrtarët thanë se ora policore në Houston, që është qyteti i katërt më i madh në Shtetet e Bashkuara, do të imponohet prej orës 5 të mëngjesit e do të vazhdojë i pakufizuar, transmeton REL.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju nuk mund ta drejtoni makinën e as të jeni në ndonjë vend publik”, tha shefi i policisë në Houston, Art Acevedo, dhe ka shtuar se “ne kemi pasur problem me plaçkitje të armatosura, me njerëz me armë”.
Zyrtarët e Houstonit thonë se po përgatiten për strehimin e përkohshëm të 19 mijë njerëzve, derisa Kryqi i Kuq Amerikan, tha se 17 mijë njerëz kanë kërkuar strehim.
Policia tha se i ka shpëtuar më se 13 mijë vetë nga uji i vërshimeve në Houston.
Autoritetet kanë raportuar për dhjetëra të vdekur nga vërshimet.
Gjatë vizitës në rajonin e përfshirë nga vërshimet gjatë ditës së djeshme, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se kjo katastrofë ishte “me përmasa epike”