Botë

BE-ja dhe Britania e Madhe në raundin e tretë të bisedimeve për Brexit

Negociatorët e Komisionit Evropian dhe Britania e Madhe zhvilluan dje raundin e tretë të bisedimeve të Brexit në Bruksel, lidhur me kushtet e largimit të Britanisë nga blloku i BE-së, në mars 2019.

Britania e Madhe, një anëtare e BE-së që prej vitit 1973, është vendi i parë që ka kërkuar të largohet nga blloku i BE-së pas një referendumi vitin e kaluar.

BE-ja pret që Britania e Madhe të përdorë raundin e tretë të bisedimeve për të sqaruar qëndrimet e saj ndaj çështjeve kryesore lidhur me largimin e saj nga blloku i Bashkimit Evropian dhe marrëdhëniet e ardhshme midis Britanisë së Madhe dhe BE-së .

Gjatë bisedimeve këtë javë, të dyja palët do të zhvillojnë diskutime mbi çështjen e të drejtave të qytetarëve, zgjidhjen financiare, bashkëpunimi gjyqësor në çështjet civile dhe penale, qeverisjen e marrëveshjes dhe çështjen e Irlandës dhe Irlandës së Veriut.

Javën e kaluar një zyrtar i lartë i BE-së i kërkoi Britanisë së Madhe që ta trajtonte në thelb çështjen e kufirit midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut gjatë bisedimeve të Brexit.

Megjithatë, Britania e Madhe ka kërkuar më shumë fleksibilitet nga ana e Brukselit dhe dëshiron të nisë diskutimet lidhur me marrëdhëniet me bllokun e BE-së pas Brexit.

Bisedimet midis dy palëve pritet të përfundojnë ditën e enjte.