Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Infermieri gjerman akuzohet për vrasjen e 84 pacientëve

Një infermier gjerman u arrestua më 2015 se kishte shkaktuar vdekjen e dy pacientëve me terapi intensive, por tani akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e të paktën 84 pacientëve.

Niels Hoegel (40) punonte si infermier në spitalin Delmenhors, në qytetin Bremen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia gjermane tha se autopsitë e pacientëve të tjerë, që kishin humbur jetën në këtë spital, kanë provuar dhe 84 vrasje të tjera, transmeton oranews.

Kjo bën që Niels Hoegel, 40 vjeç të jetë një ndër vrasësit serik më të tmerrshmit në Gjermani.

Në procesin gjyqësor kundër tij u mësua se ai u jepte pacientëve mbidozë droge, që atyre t’u ndalohej sistemi kardiovaskular.

Në gjyq 40 vjeçari ka pranuar se kishte shkaktuar arrest kardiak në 90 pacientë, nga të cilët 30 kanë vdekur. Madje tha se ndihej i kënaqur kur shpëtonte jetën e dikujt tjetër.

Policia po punon dhe për të zbuluar shkaqet e numrit të madh të vdekjeve të pacientëve në një spital të dytë në Oldenburg, ku ky infermier kishte punuar përpara Delmenhorst.

Ka dyshime të mëdha se Hoegel mund të ketë shkaktuar vdekjen e të paktën 6 pacientëve në këtë spital të dytë