Botë

Dy milionë besimtarë pritet të marrin pjesë në Haxh

Dy milionë myslimanë nga e gjithë bota pritet të mblidhen këtë javë në Mekë të Arabisë Saudite për pelegrinazhin e Haxhit.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e besimit islam, të cilin duhet ta shërbejë secili mysliman së paku një herë në jetë.

Ky vit shënon rikthimin në Haxh të besimtarëve nga Irani.

Irani e ka bojkotuar atë vitin e kaluar, pasi, në vitin 2015, mbi 2,400 pelegrinë kanë humbur jetën nga ikja e turmave.

Irani ka pasur numrin më të madh të viktimave - përkatësisht 464.

“Këtë vit, ne presim rreth dy milionë pelegrinë”, tha për AFP-në Abdelmajed Mohammed Al-Afganistan, drejtor për çështje të Haxhit.