Botë

Dobësohet fuqia e uraganit Harvey në Teksas

Fuqia e uraganit Harvey, i cili gjatë natës së kaluar ka goditur bregun e Teksasit, ka rënë në nivel të stuhisë tropikale, por ai edhe më tej gjendet mbi këtë shtet amerikan, thanë sot meteorologët.

Ata paralajmëruan se si pasojë e këtij uragani do të ketë vërshime serioze, transmeton kp.

“Nuk pritet që Harvey të zhvendoset shumë ditëve të ardhshme, që do të thotë se në bregun e Teksasit do të bien sasi të mëdha shiu”, njoftoi Qendra nacionale për uragane (NHC).