Policia britanike ka arrestuar një burrë në Buckingham Palace, Londër, i cili posedonte një hanxhar.
Gjatë mbrëmjes së sotme, kjo zonë ishte e mbushur me njerëz dhe policë, në kohën kur edhe ndodhi arrestimi ndaj personit që planifikoi sulm, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.
Policët kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë kohës kur tentuan të arrestonin sulmuesin.