Botë

Kushner rinis bisedimet për paqe me udhëheqës izraelitë dhe palestinezë

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, njëkohësisht dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ka zhvilluar bisedime të ndara me udhëheqësit izraelitë dhe ata palestinezë për të rinisur bisedimet e paqes.

Bisedimet kanë filluar të enjten në Jerusalem, me kryeministrin izraelit Benjamin Netenyahu dhe atë palestinez Mahmud Abbas, transmeton Koha.net.

Palestinezët kanë shprehur frustrim në lidhje me atë që thonë se është dështim i presidentit amerikan, Donald Trump, për të ofruar vizion të qartë për paqe.

“Kemi shumë për të biseduar, se si të avancojmë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë”, ka thënë Netanyahu duke qëndruar përballë Kushnerit.

Kushner i ka thënë se Trump është shumë i përkushtuar që të arrijnë një zgjidhje që do të sjellë stabilitet dhe paqe për njerëzit nga këto vende.

Kushner pritet të kthehet në SHBA gjatë ditës së premte.