Londra kërkon që shkëmbimet e të dhënave mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian të mbeten të hapura pas daljes së vendit nga blloku evropian, theksoi sot Ministria britanike e ngarkuar me Brexit.
“Flukset e të dhënave mes Britanisë së Madhe dhe BE-së janë vendimtare për prosperitetin tonë ekonomik të ndarë dhe për një bashkëpunim më të gjerë, përfshirë këtu mes forcave të sigurisë”, theksoi Ministria britanike në një shënim pune që prezanton qëndrimin e saj për këtë çështje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është thelbësore që në kuadër të partneritetit të ardhshëm të Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian ne duhet të biem dakord për të mundësuar një qarkullim të hapur të të dhënave, të bazuara në besim të ndërsjellë përsa i përket mbrojtjes të të dhënave”, shtoi ai.
Duke nënvizuar se legjislacioni britanik përsa i përket të dhënave do të jetë konform legjislacionit evropian në momentin e daljes efektive të vendit nga BE në mars 2019 dhe që do të jenë praktikisht të ngjashme do të sjellë një stabilitet tek ndërmarrjet dhe autoritetet.
Ai theksoi gjithashtu se do të ishte në interes të Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian të binin dakord për fillimin e procesit për të njohur në mënyrë reciproke kuadrot legjislativë për mbrojtjen e të dhënave.
Ministria nënvizoi se ekonomia e të dhënave të Bashkimit Evropian ishte vlerësuar 272 euro në 2015, rreth dy për qind e PBB-së së BE-së.
Sipas vlerësimeve të cituara nga ministria, 75 për qind e fluksit të të dhënave të Britanisë së Madhe drejt vendeve të huaja bëhet drejt vendeve të Bashkimit Evropian.