Botë

BE shpreson për zgjidhje paqësore të kontestit Serbi-Maqedoni

Bashkimi Evropian (BE) ka shfaqur sot shpresën se Serbia dhe Maqedonia do të gjejnë zgjidhje paqësore për çështjen kontestuese, pasi që Beogradi tërhoqi personelin diplomatik nga Shkupi.

Zyrtarë të Komisionit Evropian thanë për BIRN, se incidenti diplomatik në Shkup është “çështje bilaterale e dy shteteve, të cilat Bashkimi Evropian është duke i përcjellë me kujdes”, transmetojnë mediat serbe.