Botë

“Nuk do të ketë konflikt Serbi - Maqedoni”

Nuk ka kurrfarë arsyeje për panik e shqetësim, askush nuk dëshiron konflikte dhe konflikte nuk do të ketë, ka thënë kryetari serb Aleksandar Vuçiq i cili ka paralajmëruar se që nga shtatori Serbia do ta kthejë personelin e vet diplomatik në Shkup, transmeton Koha.net.

Serbët dhe maqedonasit janë dy popuj shumë të afërt, të palidhur me disponimin e pushteteve ka thënë për rts Vuçiq duke shfaqur bindjen se këtë do ta kenë para sysh udhëheqja e Serbisë dhe e Maqedonisë.

Ai ka kritikuar qeveritë e kaluar pse, sipas tij, nuk patën sukses të mbronin interesat e Serbisë kur Maqedonia e njohu Kosovën.

Vuçiq mendon se në Maqedoni ka përpjekje që Serbia të fajësohet për ngjarjet në Kuvendin e saj kur në të pati trazira e ka thënë se nuk është e vërtetë se Serbia me rusët po përgatit komplote ndërsa ka shtuar se e di se Maqedonia do të votojë për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.

“Ky është vendim i qartë i Qeverisë maqedonase, ajo do të votojë për Kosovën në UNESCO, se a do ta propozojë a jo, këtë do ta lëmë anash”, ka shtuar ai, përcjell Koha.net.

Ai në ka vlerësuar se është vështirë që marrëdhëniet e Serbisë me Maqedoninë të arrijnë nivelin më të lartë.

“Dveri dhe aleatët e tyre po kërkojnë t’i mbyllim kufijtë me Maqedoninë”, ka thënë ai.