Botë

Serbia eksporton mish e vaj në Turqi, kërkon shtimin e kuotave

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia është e gatshme të bashkëpunojë me Turqinë në të gjitha sferat e fushës bujqësore, transmeton Koha.net.

Në takimin me ministrin e Ushqimit, Bujqësisë e Blegtorisë të Turqisë Ahmet Eshref Fakibabën, Vuçiq e ka lutur ministrin turk për rritjen e kuotave për eksportim mishit të gjedhit e vajit të lulediellit nga Serbia në Turqi.

Ai e ka falënderuar kryetarin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, siç njofton b92, për shkak se “ai e kupton Serbinë dhe ka respekt për të”.

Ministri Fakibaba ka theksuar se Serbia është vendi kryesor për stabilitet të rajonit dhe ajo aq sa është e rëndësishme për Ballkanin, aq është e rëndësishme për Turqinë, ka paralajmëruar rritje të madhe të këmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve dhe i ka përcjellë përshëndetjet e Erdoganit për Vuçiqin.

Ministri Fakibaba në Beograd po qëndron me një delegacion të madh turk me rastin e hapjes së Forumit bujqësor Serbi – Turqi.