Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmet në Itali, një e vdekur dhe disa të plagosur e të zhdukur

Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë shkundi mbrëmë ishullin italian të Ischias, duke dëmtuar disa godina, ndërprerë energjinë elektrike dhe duke shkaktuar panik tek turistët e banorët që dolën të frikësuar nëpër rrugë.

Insituti kombëtar i vullkanologjisë në Itali tha se lëkundja ishte regjistruar pak para orës 9 të mbrëmjes së të hënës, ndërsa shumë njerëz ishin duke darkuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipe të mbrojtjes civile, që gjendeshin në ishull për të luftuar kundër flakëve që kanë përfshirë Italinë jugore, po kontrollojnë statusin e godinave të shembura pjesërisht.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, një grua ka humbur jetën pasi u godit nga disa gurë, që ranë nga një kishë. Gjithashtu raportohet për rreth 25 persona të plagosur, dhe disa të tjerë, të zhdukur.