Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Terroristi i Barcelonës ndiqte Noizyn në facebook

Policia spanjolle ka identifikuar dhe ndaluar të riun që mori me qera një furgon për të kryera aktin terrorist në Barcelonë ku u vranë 13 persona dhe u plagosën 50 të tjerë.

Driss Oukabir me origjinë marokene lindur në Marsejë, por që jetonte në Spanjë. Për momentin nuk është e qartë nëse ishte ai në drejtim të furgonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ka ndaluar edhe një tjetër person emri të cilit nuk bëhet i ditur.

Në faqen e tij në Facebook, Driss Oukabir postonte mbi të gjitha video muzkore të grupeve arabe dhe Rap. Një nga të fundit është "Ak47" e reperit shqiptar Noyzit, transmeton Syri.

Në qershor kishte postuar edhe një video të pushtimit të territoreve palestineze. Në përgjithësi nuk ka postime që ta lidhin me grupe terroriste, megjithëse sulmi është marrë përsipër nga ISIS. Për momentin faqja e tij në Facebook është bllokuar.