Botë

Rusia i del në ndihmë Koresë Veriore

Moska zyrtare nuk mbështet thirrjet për ngulfatjen e ekonomisë së Koresë Veriore, deklaroi sot shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov.

Ai ka thënë se pothuajse janë shterë të gjitha opsionet për presion ekonomik mbi regjimin e Kim Jong-Un.

“Masat potenciale për kryerjen e presionit ekonomik mbi Pjong-jangun janë shterë dhe Moska kundërshton nismën e propozuar nga disa partnerë për ngufatjen e ekonomisë së Koresë Veriore”, ka thënë diplomati rus.