Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Afganistan vriten tre punëtorë humanitarë

Sulmues të paidentifikuar dje i kanë vrarë tre punëtorë afganë të organizatës humanitare, Catholic Relief Services (CRS), me seli në Shtetet e Bashkuara, në provincën Ghor, kanë thënë zyrtarët.

Në këtë incident të rëndë ishin plagosur edhe dy punëtorë të tjerë, ka thënë zëdhënësi provincial i policisë, Iqbal Nezami.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulm, por talibanët dhe një grup i afërt me Shtetin Islamik janë aktivë në këtë hapësirë.

“Ne jemi të shokuar dhe me zemër të thyer për humbjen e kolegëve tanë në Afganistan”, tha zëdhënësja e CRS-së, Megan Gilbert, dhe ka shtuar se motivi i sulmuesve nuk është i njohur.

Sipas faqes në internet të CRS-së, kjo organizatë aktualisht punon në provincat Bamiyan, Dajkundi, Ghor, Herat dhe Kabul, duke u fokusuar në agrikulturë, arsim dhe ndihmë në katastrofa.