Rrëzohet një pemë në Nju Jork, katër të lënduar

Rrëzohet një pemë në Nju Jork, katër të lënduar

15 gusht 2017 21:32

Një grua dhe tre fëmijë janë lënduar sot në “Central park” në Nju Jork, kur mbi ta kishte rënë një pemë e madhe, njoftuan zyrtarët.

Gruaja ka humbur vetëdijen, ndërsa janë lënduar edhe fëmijët e saj. Të katër personat e lënduar janë dërguar në spital, ku është vlerësuar se ata gjenden jashtë rrezikut për jetë.

Sipas dëshmitarëve, fillimisht është dëgjuar një kërcitje dhe më pas kanë parë pemën duke rënë.

Ende është e paqartë se si erdhi deri te rrëzimi i pemës, ndërkohë që kanë nisur hetimet lidhur me rast.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme