Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogan krahason veprimet e Gjermanisë me ato të nazizmit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se veprimet e Gjermanisë për të ndalur takimet politike me banorët turq, të cilëve do t’u drejtohen zyrtarët e Turqisë “nuk kanë shumë dallim me veprimet e periudhës naziste”.

Autoritetet gjermane javën e kaluar kanë tërhequr lejen për dy takime në qytetet gjermane, ku qeveria turke parashihte të mbajë fushatë për të fituar mbështetjen e 1.5 milion pjesëtarëve të komunitetit turk në këtë shtet, për ndryshimet kushtetuese të cilat pritet t’i japin fuqi më të mëdha presidentit Erdogan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjermani, ju nuk keni asnjë lidhje me demokracinë dhe ju duhet ta dini se me veprime të tilla ju nuk dalloni nga periudha naziste. Kur e them këtë, ata shqetësohen”, ka thënë Erdogan në një tubim në Stamboll.

Më 16 prill, Turqia do të mbajë referendum për ndryshimet kushtetuese, përmes së cilave posti i presidentit do të marrë më shumë fuqi ekzekutive.