Botë

Merkel: Objektivi i Gjermanisë, punësim i plotë deri më 2025

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot se Gjermania është në gjendje të arrinte një nivel të plotë punësimi deri në 2025, që është një objektiv kyç i kancelares gjermane.

“Ne kemi përcaktuar punësim të plotë deri në 2025, e shprehur ndryshe një shkallë papunësie nën 3 për qind, dhe kam bindjen se mund të arrihet”, pohoi liderja kristian-demokrate gjatë fjalimit të parë të fushatës në Dortmund, transmeton ATSH.

Kjo pikë citohet në programin ekonomik të Bashkimit konservator CDU-CSU e shfaqur në planin paraprak në fillim të korrikut. Kancelarja theksoi se për të përmbushur një punësim të plotë, përpjekjet do të përqendrohen në mbështetjen e të papunëve afatgjata.

Në një vend që duhet të përballet me një fluks të pensionistëve në sfondin e popullsisë në plakje, ofrimi i një vendi punë i thuajse pjesës dërrmuese të popullsisë vitale gjermane perceptohet nga Merkel si ”mundësia” në këndvështrimin për të mos ulur për një periudhë të pacaktuar nivelin e pensioneve tek pensionistët në të njëjtën kohë që kontributet shoqërore duhet të rriten.