Gjendje e jashtëzakonshme në Virginia pas protestave të dhunshme Foto: Reuters

Gjendje e jashtëzakonshme në Virginia pas protestave të dhunshme

12 gusht 2017 22:08

Në Virginia po zhvillohen protesta dhunshme të supremacistëve të bardhë, të cilëtu u përleshën me kundërprotestues në rrugët përreth një parku, ku po mbahej një miting.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar nga amerikanët që të ngrihen mbi dhunën dhe fanatizmin për t’i qetësuar protestat e dhunshme sikurse ato që u panë në Charlottesville, Virginia të shtunën.

“Dënojmë në mënyrën më të fuqishme këtë shfaqje skandaloze të urrejtjes, fanatizmit dhe dhunës në shumë kahe”, ka thënë Trump para gazetarëve në shtegun e tij të golfit në New Jersey.

Videot e marra gjatë incidenteve të ndryshme, paraqesin demonstrues me mburoja, duke u përleshur me protestuesit e palës kundërshtare, po ashtu të pajisur me mburoja, ndërsa marshonin në qytetin e Sharlotsvillit, raporton VOA.

Guvernatori i Virginias Terry McAuliffe tha në Twitter se kishte deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme “për t'i ardhur në ndihmë shtetit, që t'i përgjigjet dhunës që ndodhi në një miting të ekstremit të djathtë në Sharlotsville”.

“Aktet e retorikës në Sharlotsville gjatë 24 orëve të fundit janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund. E drejta e fjalës nuk është e drejtë për dhunë” - shkruante guvernatori i Virginias.

Protestat filluan mbrëmë në Universitetin e Virginias. Ato u bënë të dhunshme dhe e detyruan guvernatorin e shtetit t'i paralajmëronte njerëzit të largohen nga kampusi i Universitetit. Protestuesit mbanin në duar pishtarë dhe thërrisnin “jeta e të bardhëve është e rëndësishme', një shprehje që të kujton thirrjet në protestat kundër racizmit dhe diskriminimit të afrikano-amerikanëve.

Në protestat që po mbahen sot me temën “Bashkohuni për të drejtat”, thuhet se po marrin pjesë 2 mijë deri në 6 mijë vetë.

Protestat po organizohen pas zemërimit që ngjalli një plan për heqjen e një statuje të gjeneralit të periudhës së Luftës Civile Amerikane, Robert E. Lee, i cili ishte komandant i ushtrisë së Konfederatës së Virginias Veriore në vitet 1862 deri në 1865.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme