Qyteti i injektimit të mbikëqyrur të narkotikëve

Qyteti i injektimit të mbikëqyrur të narkotikëve

13 gusht 2017 08:54

Është “dita e kontrollit” në Downtown Eastside të Vancouverit dhe njerëzit po ndihen mirë.

Meqë i kanë marrë pagat e tyre mujore prej asistencës sociale, shumë qytetarë e vërshojnë një treg lokal, ku tregtarët shesin gjithçka, duke nisur prej DVD-ve kontrabandë e deri te zejet e punuara me dorë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo ky treg nuk është vendi i vetëm ku paraja mund të blejë gjithçka. Në korridoret dhe rrugicat e saj që vërshohen nga qytetarët, ekonomia e narkotikëve është në lulëzim, siç janë edhe rastet e mbidozimit. “Çdo ditë kur vini në punë e kuptoni se kush ka vdekur”, thotë Sarah Blyth, një avokate që e udhëheqë tregun rrugor. “Është një gjendje skajshmërisht depresive”.

Heroina është pjesë përbërëse e Downtown Eastside për aq kohë sa njerëzit mund ta mbajnë mend. Deri në vitet ‘90, përdorimi i shiringave të njëjta në mesin e përdoruesve të lëndëve narkotike në këtë qytet ka shpënë “në përhapjen e epidemisë më shpërthyese të HIV-it, të evidentuar ndonjëherë jashtë Afrikës Nënsahariane”, bën të ditur njohësi i AIDS-it, mjeku Thomas Kerr.

Kjo krizë e hershme e narkotikëve ka çuar në hapjen e lokacionit të parë të injektimit të mbikëqyrur të narkotikëve në Amerikën Veriore, “Insite” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme