Republika Refugjia

Republika Refugjia

13 gusht 2017 06:30

Refugjatët nuk kanë të ndalur. Gomone pa fund po vazhdojnë të ankorohen nëpër brigjet mesdhetare në Itali.

Janë të mbushura me emigrantë dhe refugjatë që këpusin Mesdheun me shpresë se në Evropë i pret jetë më e mirë. Dhe me numrin e tyre që duket se nuk e ka ndërmend të ulet, edhe politikanët e spektrit të gjerë politik kanë nisur të alarmojnë për gjendjen, shkruan sot “Koha Ditore”

Antonio Tajani, kryetar i Parlamentit Evropian, ka folur së fundi për eksod të përmasave biblike. Ai ka paralajmëruar se zor se do të mundë të gjenden zgjidhje për miliona njerëz që synojnë Evropën.

Ishulli i refugjatëve

Në qarqet përgjegjëse politike, por më së shumti nëpër mediat pranohet gjerësisht se nuk mund t’u bëhen zgjidhje të qëndrueshme valëve të pafundme të emigrantëve.

Madje po të mos viheshin masa të serta kufizimi, do të kishte numër edhe më të lartë të atyre që duan të largohen nga vendet e tyre të trazuara nëpër Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme