Venezuela e quan “akt të çmendur” paralajmërimin e Trumpit për ndërhyrje ushtarake

Venezuela e quan “akt të çmendur” paralajmërimin e Trumpit për ndërhyrje ushtarake

12 gusht 2017 10:17

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, nuk ka përjashtuar mundësinë për ndërhyrje ushtarake në Venezuela.

Këtë ai e ka thënë gjatë ditës së premte në një takim me ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Nikki Haley dhe Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson, në New Jersey, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

“Kemi shumë opsione për Venezuelën, por nuk përjashtojë opsionin për ndërhyrje ushtarake”, ka thënë Trump.

Ai tutje ka thënë se Amerika ka trupa ushtarake anembanë botës, madje edhe në Venezuelë, prandaj një gjë të tillë do ta bënin për hir të njerëzve.

“Njerëzit atje po vuajnë e po vdesin. Ju e dini se ne kemi trupa ushtarake në shumë vende të botës, një ndërhyrje në Venezuela e kemi si opsion ta bëjmë nëse është e nevojshme”, ka thënë Trump.

Por, Ministri i Mbrojtjes në Venezuelë, Vladimir Padrino e ka quajtur “akt të çmendur” këtë.

“Ky është një akt i çmendur, një akt ekstremizmi suprem”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme