Gjenerali që mund të nisë Luftën e Tretë Botërore

Gjenerali që mund të nisë Luftën e Tretë Botërore

10 gusht 2017 18:06

Ai mendohet se është një prej personave të autorizuar për lëshimin e armëve bërthamore dhe një njeri i besuar i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Media shtetërore e Penianit, KCNA citoi të mërkurën Gjeneralin Kim Rak-gyom, sipas të cilit, Peniani është “gati të ndërmarrë" një veprim ushtarak që ka në shënjestër territorin amerikan në Paqësorin Perëndimor, ku janë stacionuar një sasi e konsiderueshme forcash ajrore dhe detare të SHBA-së.

Kim Rak Gyom, i cili komandon Forcën Strategjike të Ushtrisë Popullore të Koresë, tha se Veriu do të finalizojë një plan nga mesi i gushtit për të hedhur katër raketa me rreze të mesme, të njohura si Hwasong-12 në drejtim të ishullit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme