Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia fillon ndërtimin e murit në kufi me Iranin

Në kuadër të protokollit të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare dhe Agjencisë së Kryeministrisë për Administrimin e Banesave Kolektive (TOKI) ka nisur ndërtimi i murit 144 km të gjatë në kufirin Turqi-Iran.

Në kufirin Turqi-Iran ka nisur ndërtimi i murit rreth 144 km i gjatë me qëllim parandalimin e kalimeve të pakontrolluara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në kuadër të protokollit të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare dhe Agjencisë së Kryeministrisë për Administrimin e Banesave Kolektive (TOKI) ndërmjet provincave Arë (Ağrı) dhe Ëdër (Iğdır) do të ndërtohet “mur sigurie” në 5 etapa të ndryshme.

Muri rreth 144 km i gjatë do të ndërtohet me qëllim për të parandaluar kalimet e pakontrolluara nga kufiri. Etapa e parë e murit pritet të përfundojë në muajin tetor.

Me qëllim patrullimin e forcave të sigurisë prapa murit do të ndërtohet edhe “rruga e sigurisë” dhe 15 pika kalimit të kufirit do të pajisjen me xham antiplumb.