SHBA e quan “të pavend” vizitën e Putinit në Abkazi

SHBA e quan “të pavend” vizitën e Putinit në Abkazi

10 gusht 2017 08:21

Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin në rajonin e shkëputur të Gjeorgjisë, Abkazi.

Sipas SHBA-së, një vizitë e tillë, e cila ka pasur qëllim shfaqjen e mbështetjes për separatistët në atë zonë, është cilësuar si e “pavend”.

Gjatë vitit 2008, Rusia dhe Gjeorgjia nisën një luftë të shkurtër në rajon të cilin e vizitoi Putin më 8 gusht, për të shënuar përvjetorin e fillimit të luftimeve.

Pas nisjes së konflikteve më 2008, Gjeorgjia dhe Rusia i kanë shkëputur marrëdhëniet e tyre diplomatike dhe Moska e ka njohur Abkazinë dhe rajonin tjetër të shkëputur nga Gjeorgjia, Osetinë Jugore, si shtete të pavarura.

Aktualisht, Rusia ka mijëra trupa në Abkazi dhe Osetinë Jugore, fakt të cilin Gjeorgjia e konsideron si okupim.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, ka ofruar mbështetje të plotë amerikane për Gjeorgjinë, gjatë një udhëtimi i cili ka përfshirë edhe Tbilisin.

Departamenti i SHBA-së e ka përsëritur mbështetjen për këtë vend, derisa Putin nisi vizitën në Abkazi.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë, të tërheqë forcat e saj nga pozicionet paraluftarake të vitit 2008 dhe të kthejë mbrapa njohjet si shtete për Gjeorgjinë dhe Osetinë Jugore”, ka thënë ky department, përmes një deklarate.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme