Freskohet Ballkani Foto: Koha / ilustrim

Freskohet Ballkani

07 gusht 2017 14:54

Pas disa ditësh temperaturash të larta, në rajon ka arritur freskia e përcjellë me rënie të madhe temperaturash.

Kështu në Sarajevë ka pasur të reshura, në Zagreb po bie shi e Slloveninë e ka goditur breshri, transmeton Koha.net.

Më së vështiri ka qenë bregdetin kroat. Siç përcjell Jutarnji list, më së shumti është goditur Istria, ku era ka fryrë me shpejtësi 100 km/h, ka shkatërruar shtylla e pas rënies së vetëtimave ka munguar rryma.

Në Zagreb temperatura në orën 20 ka qenë 21,5 shkallë.

Në Varazhdin e Megjumurje po ashtu ka rënë shi me erë të fuqishme e bubullima.

Shtrëngata e ka goditur edhe Slloveninë e cila në disa pjesë të vendit u përfshi nga breshri.

Meteorologët në Ballkan parashohin freskim me ë të madh, madje edhe të ftohtë, në fund të javës.

© KOHA

Komentet

Gjuha Shqipe08/08/2017 11:07

Temperatura nuk matet me shkallë por me Celsius !

Shto koment

Të ngjashme