Kështu ka thënë Sir Simos Fraser, ish-kreu i shërbimeve diplomatike, i cili tani këshillon bizneset në Brexit, duke shtuar se pala e Britanisë së Madhe ishte”paksa e mangët” në negocime.
Sir Simon, tha se ishte i shqetësuar se Britania e Madhe nuk kishte paraqitur një qëndrim të qartë, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSir Simon, tutje ka shtuar se ka frikë se ndarjet brenda kabinetit po pengojnë qeverinë të paraqes një front të bashkuar.
“Negociata filluan vetëm, nuk mendoj se filluan me premtime e sinqeritet nga ana britanike”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu i ka bërë thirrje qeverisë të publikojë detaje të mëtejshme rreth pikëpamjeve të tyre mbi këtë çështje, duke përfshirë edhe marrëveshjet e ardhshme doganore dhe kufirin me Irlandën Veriore.