Presidenti amerikan, Donald Trump, mirëpriti vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për sanksione të reja kundër Koresë së Veriut.
“Presidenti Trump përshëndet vendimin që ashpërson sanksionet kundër Koresë së Veriut si kundërpërgjigje për testimin e fundit të raketës balistike. Trump ka vlerësuar mbështetjen e Kinës dhe të Rusisë për kalimin e këtij vendimi”, thuhet ndër të tjera në deklaratë, shkruan KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëshilli i Sigurimit i OKB-së votoi dje një projektrezolutë amerikane që propozon t’i bllokohen Koresë së Veriut një miliard dollarë të ardhura që i vijnë nga eksportet, si përgjigje ndaj programeve të saj balistike dhe bërthamore.
Kjo rezolutë e re synon të nxisë Phenianin të negociojë pas testit të tij të parë me raketë ndërkontinentale të 4 korrikut, i gjykuar nga fuqitë e mëdha si një kërcënim për sigurinë botërore.