Botë

Iraniani që ia preu kokën bashkëshortes merr vetëm tetë vjet burgim

Një burrë i cili ia preu kokën bashkëshortes së tij 17-vjeçare është dënuar me tetë vjet burgim në Iran.

Imazhet e Sajjad Heydarit duke mbajtur kokën e prerë të gruas në Ahvaz pas të ashtuquajturës “vrasje nderi” vitin e kaluar, shkaktoi zemërim të gjerë.

Gjykata tha se kohëzgjatja e dënimit të tij është për shkak se prindërit e vajzës e kanë “falur” atë për vrasjen.

Babai fillimisht kishte thënë se nuk e kishte dhënë “miratimin” e tij për vrasjen, raportoi BBC të mërkurën.

Vajza ishte martuar me burrin që kur ishte 12 vjeç dhe kishte lindur kur ishte 14 vjeç.

Mediat patën raportuar se ajo kishte ikur nga Turqia pasi kishte përjetuar dhunë në familje nga bashkëshorti, i cili kishte refuzuar divorcin.

Ajo ishte kthyer në Iran disa ditë para se të vritej sepse kishte marrë disa herë siguri nga familja e saj se do të ishte e sigurt.